PSG tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e Lionel Messit, në ekipin e tyre.

Pas kalimit të testeve mjekësore, ylli argjentinas tashmë është lojtari më i ri i francezëve.

“Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter nga PSG, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së.

Messi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ish-kampiontë francezë, me mundësinë për një vit të tretë.

“Nënshkrimi i Leos riforcon aspiratat e Paris Saint-Germainit, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit, jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të mrekullueshëm futbolli në vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së.