Dje më 23.08.2021, Kuvendi i Degës së ASH-Dega Bogovinë, ku morën pjesë 15 kuvendar dhe me shumicë votash të fituara shpalli kandidat të mundshëm për Kryetar Komune të Bogovinës z. Sadik Sulejmani.

Sadik Sulejmani është lindur në fshatin Pirok. Shkollën fillore “SAMI FRASHËRI” në Pirok. Shkollën e mesme në gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ” Tetovë.

Studimet i kreu ne UNIVERSITETIN E EVROPES JUGLINDORE dega Financa. Pas përfundimit të studimeve 6 muaj ka punuar te kompania GEMAK – Shkup. Pastaj një vit punon në kompani private në Shqipëri. Pas një viti kthehet në Maqedoni dhe hap biznes privat ku me sukses udhëheq për shumë vite.

Është një nga themeluesit e Aleancës për Shqiptarët në degën e Bogovinës, gjithashtu 2 disa vite ka qenë anëtarë i Kryesisë Qendrore të ASH-së i deleguar nga Dega e Bogovinës.