JO, sepse në çdo kushtetutë të vendeve të botës demokratike është e notuar se me dorëheqjen e kryeministrit bije qeveria.
Një qëndrim i mbrëmshëm nuk mund të jetë vetëm emocianal dhe retorik por ndoshta fuqishëm i përpunuar. Aq më tepër kur e njëjta ishte e paralajmëruar menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Dorëheqja e deklaruar në konferencë shtypi nga kryeministri në asnjë moment nuk mund të jetë APRILILILI sepse do të shndërohej në lojë kalamajsh dhe do të bëhej gaz i botës. Akti fundja është qytetari e lartë e shpërfaqur nga z.Zaev, por a është i nxituar është çështje e tij. Dorëheqja nga pozita e kryetarit të partisë është çështje e organit të partisë, por kjo e kryeminstrit është çështje e kuvendit. Pra dorëheqja e tij moralisht dhe politikisht është e efektuar nga mbrëmë por kuptohet ajo bëhet e plotë pas procedimit administrativ deri te kryeparlamentari, për procedim të mëtejmë të konstatimit të saj.
Kjo, tani e tutje nuk mund të mbetet si çështje e mendimeve dhe vullneteve të të tjerëve në qeveri, por është vetëm e drejt,vullnet dhe gadishmëri e mandatarit !

(q.a)