A e dinë z. Artan Grubi se pse ai nuk mund të përfaqësojë qeverinë si zv/kryeministër (i PAËRË) pas dorëheqjes së kryeministrit, por bie qeveria ?!
Nga Qenan Aliu
QEVERIA është organ kolektiv.Ajo funksion në përputhje me normat kushtetuese, Ligjit mbi qeverinë dhe legjet tjera pozitive. Parimisht RMV nuk ka koncept KRYEMINISTROR të kompetenceva të qeverisë. Kushtetuta noton se vendi ka KRYETAR TË QEVERISË, kryemintër thjesht është retorikë e gjithë neve dhe mediave. Asnjë kompetencë nuk ka kryetari i qeverisë të vendos si individ, por vendimet dhe aktet sjellen në përputhje me ligjin me votim në qeveri. Kryetari i qeverisë është në koncept mandatar/relatori për koordinimin e aktiviteteve dhe politikave publike si dhe përfaqësimin e qeverisë respektivisht të vendit në realacion ndërkombëtarë.
Prandaj kur jep dorëheqje kryetari i qeverisë/mandatari bije e tanë qeveria, sepse jo vetëm benefitet por edhe përgjegjësia politike është kolektive si organ. Vetëm përgjegjësia penale është individuale.
Sistemi në vend ka një koncept të paharmonizuar me parimet e drejtësisë dhe me paradokse juridike dhe politike. P.sh. A e dinë z, Artan Grubi se pse ai nuk mund të përfaqësojë qeverinë si zv/kryeministër (i PAËRË) pas dorëheqjes së kryeministrit, por bije qeveria ?!
(q.a)