Kandidati Blerim Sejdiu nga radhët e Lëvizjes BESA e ka mundur për herë të dytë kundërkandidatin e tij nga radhët e BDI-së Fatmir Izairin.
Ashtu siç ndodhi para 4 viteve, Sejdiu e fitoi përsëri kandidatin e BDI-së dhe duke e dërguar atë në pension politik.

Evidente ishte fakti, se ai do të dilte fitues pasi që gjatë udhëheqjes me këtë komunë, Sejdiu me punën tij, arriti që për herë të parë, Zhelinën ta rangojë si komuna e parë rurale në Maqedoninë e Veriut për transparencë dhe projekte të realizuara, komunë kjo që zakonisht nën udhëheqjen e Fatmir Izairit para se të merrte mandatin Blerim Sejdiu e shihnim në vendet e fundit të rang listave.

Poashtu një fakt tjetër, që kësaj rradhe ndihmoi në pensionimin e Dokit, ishin vetë struktura të shumta brenda BDI-së që ishin të pakënaqur me rikandidimin e Dokit, të cilat në shenjë revolte votën e tyre e drejtuan te kundër kandidati Sejdiu, duke dërguar porosi të qartë se nuk ecet përpara me figura të konsumuara politike për më tepër që kishin humbur një palë zgjedhje.

Sigurisht se tregues në i mirë i kësaj që themi është edhe fakti se pa Dokin për herë të parë, nën drejtimin e degës nga deputeti Fazliu BDI, u rikthye fuqishëm si partia e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, mirëpo involvimi i Dokit në degë të Zhelinës dhe sidomos rikandidimin për të parin e Komunës tregoi qartë se BDI rikthehet si humbëse në Zhelinë dhe kjo duhet tu shërbej si mësim jo vetëm BDI-së, por edhe partive tjera se koha është që proceseve duhet tu prijnë njerëz të rinj e jo te harxhuar politikisht mbi të cilët rëndojnë shumë afera korruptive sidomos zotimi se edhe në këtë mandat do vazhdojë me avazin e vjetër tu marrë para qytetarëve ishin shkaqet që Dokit ia ndanë pensionin e merituar politik

Andaj tentimet për të kontestuar zgjedhjet dhe për të mos pranuar rezultatin edhe kërkesa për rivotim në një vendvotimi në Zhelinë jo që nuk ka baza juridike, por edhe arsyetimi është shumë qesharak pasi bëhet fjalë për një vendvotimi ku Doki kishte grumbulluar 6 herë më shumë vota se sa Blerim Sejdiu, dhe ku thuhet se gjoja qenkan shantazhuar votuesit nga grupime kriminale të Blerim Sejdiut. Fatkeqësisht e vërteta është ndryshe pasi që vërtet votuesit kësaj rradhe kanë qenë të shantazhuar, të kërcënuar, bile edhe të dhunuar me para të fëlliqura në shuma marramendëse nga vetë Fatmir Izairi, duke patur si mbështetje logjistike fatkeqësisht edhe punonjës policor jo vetëm nga stacioni policor i Grupçinit (përjashto ata punonjës të ndershëm dhe profesionist të këtij stacioni policor), por edhe me gjërë, e të mos flasim për ndikim politik që kanë ushtruar edhe disa predikues fetar në instruksione të qarta të dirigjuar nga reisi Shaqiri.

Sidoqoftë Blerimi qëndroi në frontin drejtues ndaj kundërkandidatit si rrjedhojë e transparencës dhe punës së palodhshme që ka bërë gjatë katërvjeçarit të parë duke thyer rekorde për realizimet e dukshmë në këtë komunë, që më parë kishin qenë vetëm premtime dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që ti mbajë premtimet e dhëna dhe të jetë sa më shumë afër qytetarëve dhe halleve të tyre. /fol.mk