Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, i pakënaqur nga kohëzgjatja e sanksionit të shqiptuar penal, sot parashtroi ankesë kundër aktvendimit të shkallës së parë të Gjykatës themelore penale Shkup për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur më 20.01.2021, në afërsi të qendrës tregtare “Siti Moll” në Karposh, ku i akuzuari për këtë vepër ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 67,3 kilometrave në orë, që është për 17,3 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar maksimale, me çka u pamundësua ta ndal automjetin dhe me pjesën e përparme ka qëlluar dy këmbësorë, të cilët kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Një nga këmbësorët, vajza e moshës 24-vjeçare, me këtë rast u lëndua me lëndime të rënda dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa këmbësori tjetër u dërgua në spital.

Në të vërtetë, me aktvendimin në bazë të pranimit të fajit, më 11.04.2022, Gjykata themelore publike e ka shpallur fajtor të akuzuarin J.Gj. për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi penal.