Marrëveshjet e para të negociuara me punëtorët tregojnë se pagat në industrinë hoteliere dhe në industrinë e makinave pritet të rriten mes 0.3 dhe 1 për qind në vitin 2017. Por gëzimi për shumë punëtorë nuk do të zgjasë shumë. Sipas parashikimeve, inflacioni në Zvicër do të rritet në vitin e ardhshëm. Ekonomistët presin deri në gjysmë për qind, shkruan SRF.
 Me rritjen e pagave prej më pak se 0.5 për qind, kjo do të thotë një humbje e fuqisë blerëse për punonjësit, përcjell albinfo.ch.

Sipas ekspertit të tregut të punës nga Qendra për studime konjunkturale e Universitetit ETH të Cyrihut (KOF), Michael Siegenthaler, viti i ardhshëm nuk do të jetë një vit i mirë për ata njerëz që do të marrin paga të larta në Zvicër. “Ju mund të keni pak më shumë në xhepin tuaj, por çmimet do të rritet vitin e ardhshëm».

Një raport i parë i përkohshëm nga Unia thotë se vetëm ata që marrin një për qind e më shumë paga do të jenë në mesin e përfituesve të këtij viti.

Jo të gjitha negociatat për rritje pagash kanë përfunduar. Presidenti i Unia, Vania Alleva, megjithatë thotë se do të arrijnë një rritje të konsiderueshme të pagave për të gjithë.
Në vitet e fundit pagat janë rritur me një mesatare prej 1.2 për qind. Në të njëjtën kohë, çmimet kanë rënë.