Përfaqësuesit e grupit të të pakënaqurve në BDI vazhdojnë takimet me, siç thonë ata, bazën e partisë. Pas takimeve në zonën e Karshiakës dhe Manastirit, ata që tanimë quhen si “Grupi i zjarrit”, paralajmërojnë takim në Shkup, me të rinjtë e Shkupit, përcjell KlanM.

“Ju informojmë se nesër (18.01.2023), nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti do të realizojnë takim me rininë e Shkupit”, thuhet në njoftim./KlanMacedonia