Edhe pse është premtuar shumë, por në realitet kjo rrugë deri më tani ka ngelur premtim në letër.

Qytetarët e Tetovës thonë se hapja e një tuneli mes Tetovës dhe Prizrenit përveç se do të shkurtonte rrugën, por do të kishte edhe benifite ekonomike.

“Për një lidhje ekonomike duhe të bëhet edhe tuneli, që kap këndej e andej Kosovën por, edhe Shqipërinë një trekëndësh, që të lidhet me Maqedonin Veriore. Tuneli duhet të bëhet, ju e dini mirë se ka duket të kaloj. Është projket i projektuar por zvaritet dhe nuk bëhet”, u shpreh qytetari.

“Ajo rrugë është dashur kohë më parë të hapet. Ka pasur një takim mesë Kosovës dhe Maqedonisë, besoj se do bëhet po t’ja lëmë fatit”, theksoi qytetari.

“Sigurisht se po kjo është një gjë pozitive për vendin tonë por, edhe për rajonin në përgjithësi”, u shpreh qytetari.

Kryeministri Dimitar Kovaçeski tha se Autostrada nga Prizreni deri në Tetovë është një nga projektet rrugore që mund të rishikohet në të ardhmen, por sipas Kovaçeskit, pasi të bëhët një studim fizibilititeti dhe të shihet qëndrushmëria ekonomike e kësaj rruge.

Ai më tëj shtoi se se për momentin prioritetet dhe mjetet financiare – buxhetore dhe kreditore janë të destinuara për drejtimet rrugore nga korridoret 8 dhe 10d, dhe ndërtimin e autostradës Bllacë.

“Me Qeverinë e Kosovës është nënshkruar memorandum për zgjidhjen sa i takon autostradës Prizren – Tetovë, ndërsa kemi diskutuar edhe në nivel ministrash dhe ekspertësh për infrastrukturën rrugore. Edhe pse prioritet i ynë janë projektet rrugore nga korridoret 8 dhe 10d nuk do të thotë se me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen nuk do të bisedojmë për zgjidhje. Është e nevojshme të bëhet një studim fizibiliteti dhe të shihet qëndrueshmëria ekonomike e asaj rruge si dhe lidhja me të cilën me përfundimin e 12 kilometrave të autostradës Bllacë -Shkup do të kemi zgjidhje moderne të autostradës që përmes Shkupit dhe Prishtinës lidhet edhe Prizreni më pas edhe me kufirin shqiptar”, u theksoi kryeministri Dimitar Kovaçeski.

Ditë më parë kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, në një takim, që patë me të parin e Tetovës Billall Kasami, është biseduar edhe hapja e rrugës Prizren Tetovë, dhe qeverisjen lokale,dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.