Pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor në disa degë të BDI-së, Artan Grubi nëpërmjet inserteve të një kënge të zgjedhur të Noizi-it, ka provokuar rëndë bashkëpartiakët e tij , përkrahës të të ashtuquajturit fraksion i “grupit të zjarrit”.

Ai para pak çastesh, ka publikuar një video duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që nuk janë në një vijë me të,  duke i porositur se të gjithë ata kanë nevojë për t’ë sikur oksigjen dhe se e kupton pozitën e tyre , po megjithatë i porosit të shikojnë “top listën” e zgjedhur nga ai , kurse të tjerët të marrin valixhet dhe të shkojnë të shpia…
Në vazhdim teksti i plotë :

K’ta kanë nevojë për mua sikur oksigjen
E di mo shoku t’a kuptoj edhe pozitën
Oh sa bukur po shikoje top listën
Ec të shpija tani merre valixhen
Thell n’det thirrëm kapiten
E l’shoj karriken po asnjëni sën e zen…