Cirk e ka quajtur procesin e sotëm zgjedhor në BDI, sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi. Ai madje zgjedhjet e brendshme i ka krahasuar si të ngjashme me zgjedhjet në BFI ku reisi bënte ndryshime në Kushtetutë vetëm për të pasur nën kontroll anëtarët e tij.

“Dikur në BFI ish reisi bëri ndryshime në kushtetutën e BFI-së ku esenca e ndryshimeve ishte që myftitë dhe drejtorat ti emëroj reisi, ndërsa myftitë dhe drejtorat ta votojnë reisin, dmth reisit t’ia kthejnë me shërbim zgjedhjen e tij dhe anasjelltas”, thekson Azizi.

Sipas Azizit e njëjta gjë po ndodh edhe në BDI.

Tani e njëjta skenë cirku ndodh në BDI, kundërshtarët që kanë mendim ndryshe i eliminon lideri i BDI-së nga të gjitha pozitat në institucionet shtetërore duke bërë spastrim nga drejtorat që përkrahin grupin e mendimit ndryshe me largim nga organet partiake! Kryetari i partisë në rolin e monarkut dekreton kandidatët për kryetar dege që është pastër një teatër për ti spastruar kundërshtarët e Grubit dhe Ahmetit brenda partisë BDI-së. Kjo është demokraci dhe jo mahi; alla DUI/BFI!”, thekson Azizi.

Sipas Azizi nga gjithësej 161 vota për kryetar të degës, 104 kanë qenë të pavlefshme ai she 161 vota për kryesi të degës, 137 të pavlefshme.

SOJI I TYRE VJEDHIN EDHE NË SHPINË E VET, JA “DEMOKRACIA” E BDI-SË”, përfundon shkrimin e tij në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi.