Mbrëmë (04-korrik) rreth mesnatës, në rrugën Boris Kidriç në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçarin A.F. nga Tearca e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse. TS