Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar popullin amerikan me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë.

Sipas tij, ai vizion është i përjetshëm.

“Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkroi Kurti.