Oficerët e policisë të SPB-Tetovë, dje (12- shtator) kanë kryer kontroll të veprimit ndaj këmbësorëve, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 43 shkelje (TE-26 dhe GV-17).

Shumica e shkeljeve (40) ishin të lidhura me kalimin e paspecifikuar të rrugëve, dmth kalimin jashta nga kalimet e shënuara të këmbësorëve dhe 3 (TE) të mosrrespektimit të sinjalizimit ndriçues të trafikut në udhëkryq.

Për të gjithë këmbësorët-shkelës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ftesa për praninë e të ashtuquajturave mësime të trafikut, me shënimin segjobat në para për shkelje të tilla shkojnë nga 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë.

“Në këtë kontroll,janë sanksionuar edhe 11 (TE) lloje të tjera të veprave të trafikut. Sektori i Punëve të Brendshme- Tetovë apelon këmbësorët, që të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë, por vetëm në kalime të shënuara dhe të respektojnë sinjalizimin ndriçues dhe të tjera”, njoftuan nga Polici, percjell Flaka.

Ata këshillohen të jenë të kujdesshëm se si dhe ku lëvizin në rrugë në të cilat nuk ka të formsuara trotuare dhe shoferët duhet t'u japin përparësi këmbësorëve dhe lëshojnë këmbësorët që të kalojnë, kryesisht pranë shkollave, kopshteve, por edhe në përgjithësi.