Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një postimi në profiline tij në FB ka njoftuar se shumicës së këshillit të komunës së Tetovës i shtohet edhe një këshilltarë nga partia e Afrim Gashit. Durmishi ka publikuar një foto nga takimi i Adnan Azizit dhe Zeqirja Ibrahimit, ku në foto janë edhe këshilltari i AAA-së në Tetovë, Faton Selami, sekretari i degës Jusuf Abduli ,Bashkim Murtezi dhe Abdush Demiri, shkruan Top24

“Një nismë e mbarë e bashkëpunimit në nivel lokal në Këshillin Komunal të Tetovës!” shkruan Durmishi.