Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiçi deklaroi se në seancën e ardhëshme të qeverisë do të rishikohet lista e produkteve ushqimore në Ligjin e TVSH-së.

I pyetur se si mund që mielli, djathi, kaçkavalli dhe specat djegës të hyjnë në kategorinë e ushqimeve luksoze, Bytyçi thotë se ekzistojnë mundësi për lëshime nga ana e qeverisë por se të njëjtat do të rishikohen.

Sa i përket patatinave, çamçakëzëve, akullores, Bytyçi tha se ato kanë TVSH më të lartë sespe hyjnë në kategorinë e produkteve jo të shëndetshme.

“Patatinat, akulloret dhe çamçakëzat hyjnë në kategorinë e produkteve jo të shëndetshme sepse kanë vlerë më të lartë të sheqerit dhe nuk konsiderohen si produkte ushqimor bazë”, theksoi Bytyqi.

Lidhur me ushqimet e shëndetshme Bytyçi theksoi se edhe njëherë do të rishikohet lista e këtyre ushqimeve./Shenja