Bēhet gati 1 vit nga paralajmerimi pompoz i zv kryeministrit Artan Grubi për një investim prej 186 milionë euro në Kodrën e Diellit dhe që që nga ajo ditë as edhe një gurë nuk është levizur në këtë drejtim, bile as që përmendet.
Si shumë projekte tjera që promovohen me pompozitet,nga Artan Grubi duket se edhe ky projekt do të përjetojë fatin e shumë projekteve tjera që ngelin vetëm si ide në letër dhe si material propagandistik elektoral sa herë që z Grubi dhe paria e tij kanë nevojë për vota dhe për të mashtruar qytetarët!
Ja se çfar njoftoi Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi një vit më parë:

Po ndaj sot një lajm shumë të bukur me të gjithë ju!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Qendrën Turistike Dimërore “Kodra e Diellit”, subjektit të mirënjohur investues “TechnoAlpin“.
Projekti parasheh realizimin e një investimi madhor prej 186 milionë euro në gjashtë faza me qëllim që ta shndërrojë “Kodrën e Diellit” në qendër bashkëkohore të turizmit.
Në fazën e parë të investimit është paraparë të realizohet:
Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
Dy shtigje të reja skijimi
Instalim i sistemeve për borë artificiale
Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid07ovDiDKYGGnhr32keWoVsQhG2TDg7FFLPGimQYLutzYRPrquzwF155btn2Avvwnkl&id=100044385821029