Ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, nga sot është në liri pasi mori lirim me kusht nga pjesa e mbetur e dënimit me burg në rastin “Tanku” ku ishte e dënuar me katër vite burg.

Jankulovska në mëngjes ka braktisur Burgun e Idrizovës dhe është paraqitur në zyrën që është ngarkuar për ta ndjekur lirimin me kusht. Lirimi me kusht, siç përcjellë KlanM, do të zgjasë deri më 28 shtator 2024 kurse deri atëherë ish-Ministrja nuk duhet të bëjë vepër të re penale.