Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Sijarto, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.
Siç njoftoi MPJ, në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i anëtarësimit të vendit tonë në BE, marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit brenda organizatave ndërkombëtare, si dhe tema të tjera aktuale të politikës së jashtme.