Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.

Këto deklarata ai i bëri për mediat afrikane, transmeton Klankosova.tv

“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç e kam thënë sinqerisht, ky nuk është problemi i djeshëm dhe as problem i pardjeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron ta përfundojë atë”.

“Kini kujdes Ballkanin, më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë, Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, shtetet e botës nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë përsëri”, tha Zelensky, raporton Novinite.

Sipas tij, Rusia është sërish e interesuar të devijojë ndihmën.

“Moldavia. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi. Për të treguar se diçka nuk ishte në rregull atje gjatë zgjedhjeve. Për t’i njohur zgjedhjet si antikushtetuese. Për të rrëzuar përsëri qeverinë aktuale. Për të shkatërruar qeverinë që është pro-evropiane” tha ai.