Kryesia qendrore e BDI sot ka mbajtur mbledhjen e rradhës.
Ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale si dhe për zgjedhjet brendapartiake.
Në këtë mbledhje, unanimisht është vendosur që për kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme të propozohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Gjithashtu, BDI ka vendosur që posti i kryetarit i Kuvendit ti jepet partnerit të koalicionit, LSDM.
Për shef të shtabit qendror për zgjedhjet 2024 është emëruar Fatmir Besimi i cili për tre cikle zgjedhore ka drejtuar shtabin zgjedhor.
Kryeministri i parë shqiptar pritet të zgjedhet më 28 janar 2024.
Ja postimi i Osmanit.
Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (Tetovë 8.12.2023)
Rendi ditës:
1. Zhvillimet Politike në vend
2. Parapërgaditjet për zgjedhjet
3. Zgjedhjet brendapartiake
4. Të ndryshme
Vendimet:
1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi
3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi
4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.