Nga Bekim Qok
Në një status në 2014 kam thënë, pak a shumë, kështu:
Mbështes fuqishëm guximin e z. Ziadin Sela për ta sfiduar kryetarin aktual për shkak të dështimeve të tij, sepse nesër do të mbështes personin që do sfidojë z. Sela nëse ai dështon në detyrën e vet.
Çarja që i ndodhi PDSH-së në 2015 ishte, ndër të tjera, edhe për shkak se kryetari i saj M. Thaçi akuzohej nga aktivistët besnikë që nuk e luftonte sa duhet BDI-në e korruptuar në pushtet dhe shpesh koketonte me të, e sidomos me Gruevskin dhe Mijallkovin bashkëpunëtorë të ngushtë të BDI-së.
Sot çarja që po i ndodh ASH-së është sepse kryetari i saj legjitim A. Taravari është i vendosur me mish e me shpirt ta luftojë BDI-në super të korruptuar dhe ende në pushtet, dhe sepse nuk do që të koketojë për amnestimin e Gruevskit dhe Mijallkovit, ende bashkëpunëtorë të ngushtë të BDI-së.
Se çfarë i detyron sot aktorët e njëjtë të ndryshojnë kursin politik për 180 shkallë, kjo do mbetet në sferën e spekulimeve.
Nga gatishmëria për të manipuluar me kuvendin, kongresin dhe statutin e partisë, mund të kuptojmë gjendjen e panikut që e ka zënë BDI-në. Kryeministri i parë teknik, simbolik e historik u bë, ashtu siç pritej, vegël e intrigave të pushtetit real të Artan Grubit.
Shkurt, faji i vetëm i Arben Taravarit tani është vetëm pse ky kërkon ndryshimin e shumëpritur për shqiptarët e MV dhe pse i doli kundër Ali Ahmetit, por edhe sepse po vijon të mbajë atë linjë politike që një dekade më parë e cilësuam veprim të madh politik të Seles.
Por shqiptarëve nuk mund t’u hedhësh më hi syve siç ka ndodhur deri tani. Ata dinë të bëjnë dallimin, ata do ta bëjnë ndryshimin.
Sot në Gostivar pamë popullin dhe çlirimin, te Bushi në Shkup frikën dhe regjimin.