Opinion nga Liridon Ramadani
Fenomenal në lëvizjet taktike çdo herë dy hapa para të gjithëve.
E bëri Ali Ahmetin që ta lus me oferta ,, të parefuzueshme” dhe kjo lëvizje paraqiti më së miri se sa i dobët dhe sa në panik është Ali Ahmeti në këto zgjedhje.
Vendosi që të shkojë në koalicion me LEN-in dhe kjo krijoi sinergjin dhe rriti emtuziazmin tek njerzit që ndryshimi është vërtet i mundshëm.
Tash me me futjen në garë si kandidat për president do e mbyll garën ende pa fillu.
Një përballje direkte mes Taravarit dhe Bujar Osmanit i dihet rezultati.
Do jetë një fitore aq e thellë sa do heqë çdo dilem se kush do të jetë fituesi në zgjedhjet parlamemtare.
Fitorja e Taravarit ndaj Bujar Osmanit në garën për president do e thelloj dhe fitoren e opozitës ndaj BDI-së në zgjedhjet parlamentare.