Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e rivalit politik, Alexei Navalny.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bideni ka thënë se vdekja e kritikut më të zëshëm të Putinit “nuk e ka zënë në befasi”.
“Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt. Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh, është dëshmi tjetër e brutalitetit të Putinit. Askush s’duhet të mashtrohet, as në Rusi, as në shtëpi, as kudo në botë. Putini jo vetëm që i ka caqe qytetarët e shteteve të tjera, siç kemi parë në Ukrainë, por ai kryen edhe krime të tmerrshme edhe ndaj njerëzve të vet”, ka deklaruar Bideni.
Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, raportuan mediat ruse të premten. I parë si kritiku më i zhurmshëm i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante dënimin prej 19 vjetësh burgim për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.