Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari, kanë parë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.