Perfaqësuesi i FRASH- Strugë i bashkangjitet Taravarit

Eugen Shej përfaqësues i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dega e Strugës përmes një postimi në facebook njofton se i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, kandidatit për president nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravari.

Sheji më tej thekson se JO, KURRË! VOTË TEK BDI-JA NUK ÇOJ, QOFTË AJO EDHE NË MËNYRË TË TËRTHORTË.

Postimi plotë i Shejit:

“Me qindarkën e fundit në xhep, me pikën e fundit të karburantit në makinë, me 4 orë gjumë, me kapitje psiqike, me kërcënime nga ana e pushtetit, “UNË” sërish nuk u stepa, su ndala aspak por kudo që gjendej ASH-ja dhe z.Sela unë gjithmonë aty isha.
Pa pikë interesi, pa pikë hileje s’bashku me tim atë,
gjyshërit dhe motrat e mia, me të vetmin qëllim që BDI-në ta çojmë në opozitë, sepse BDI-ja ma dërgoj shoqërinë në mërgim, m’la familjarët pa punë, na shkatrroj ardhmërinë bile ma rrahu edhe Kryetarin e shumë tjera të kçia na bëri.
Dhe tash unë të çohem dhe ti fal gjitha këto, ta harroj mundin e Babës sim, pa hilësinë e tij dhe të strukem në BDI duke e amnestuar edhe 4 vite atë?
JO, KURRË! VOTË TEK BDI-JA NUK ÇOJ, QOFTË AJO EDHE NË MËNYRË TË TËRTHORTË.
Pra, më shkoqur prej sot publikisht deklaroj se përkrah z.Taravari si të vetmen shpresë që mund t’dërgoj BDI-në në opozitë.
Kështu kemi vepruar edhe me z.Sela kur dëshironte ta mund BDI-në, edhe me z.Thaçi, edhe me z.Xhaferi, kështu veprojmë ne gjithmonë, përkrahim çdo njeri i cili dëshiron ta mund BDI-në dhe kurrësesi atë që dëshiron ti amnestojë ata.
Të tillë jemi ne, të pa shitur e të pa blerë, stoik e të ndershëm, sy patrembur dhe PËRJETË KUNDËR
BDI-SË!”, ka shruar Eugen Sheji nga FRASH-Strugë.