Në Maqedoni nga mesnata filloi fushata për zgjedhjet presidenciale, të shtatat me radhë pas pavarësimit të vendit.

Në garën për president janë shtatë kandidatë

Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së

 

Gordana Siljanovska – Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së

Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN

Bujar Osmani nga koalicioni Fronti Evropian BDI

Biljana Vankovska nga e Majta

Stevçe Jakimovski nga GROM

Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM

Fushata zgjedhore do të zgjas për rreth 20 dite dhe do të zgjas deri më 22 prill. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 24 prill. Ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj bashkë me ato parlamentare. Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 1.814.317 qytetarë.