Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristiajn Mickoski, në tubimin e mbajtur në Koçani, ka deklaruar se pushteti aktual u premtoi qytetarëve Europën, por e bëri të kundërtën duke e izoluar shtetin dhe duke i varfëruar qytetarët.
Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
“Jemi shpallur si shteti më i varfër në Europë, saqë shteti është në krye të çdo liste për korrupsion. Raportet nga Bashkimi Eurpian, janë historikisht katastrofale. Premtuar Europë të hapur, por bënë krijuan të mbyllur. Shtet në të cilin qytetarët nuk kanë mënyrë se si mos të udhëtojnë jashtë vendit. Kjo nuk është Maqedonia që e dëshiron dhe e meriton. Këto zgjedhje janë mundësia e fundit për shpëtim, mundësi në të cilin mund të besosh, zgjidhje në të cilën patjetër të marrësh pjesë. BDI dhe LSDM janë fytyra dhe pjesa e prapme e monedhës së njëjtë”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai ka shtuar se partitë në pushtet gënjejnë se të gjitha bashkë do të bëjnë Qeveri pasi, siç theksoi, LSDM dhe BDI do të shkojnë në opozitë.
“Mos të gënjehen dhe të bëjnë filma të rrejshëm me informata? që i lëshojnë në periudhën e fundit se, VMRO-DPMNE do të fitojë bashkë me koalicionin “Maqedonia jote”, por LSDM, BDI dhe të gjitha partitë shqiptare do të bëjnë Qeveri. LSDM dhe BDI vëllezër e motra, mund të shkojnë vetëm në opozitë. Lëre që nuk ka anketë ku udhëheqin, le ta shohin popullin çka mendon dhe çka ndjen për situatat. Vendimi dhe ndryshimet janë në duart tuaja”.
Mickoski ka deklaruar se për momentin populli nuk ka kontrollë mbi shtetin, pasi shteti kontrollohet vetëm nga disa individë të pushtetit.