Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi, sot në konferencë për shtyp e ka akuzuar SPB Tetovë për pengesë të punës së kompanisë “Saubermacher”, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në qytet.
Durmishi akuzoi SPB Tetovë se bëjnë klasifikime politike dhe pengojnë pastrimin e qytetit dy ditë para festës së Bajramit.
“Policia e Tetovës çdo ditë po çon në kontroll teknik kamionët e kompanisë Saubermacher, vetëm për të penguar punën e kësaj ndërmarrje që bënë grumbullimin e mbeturinave në qytet dhe kjo ndodh 2 ditë para festës së Bajramit. Kjo tregon që tendenca e policisë është që të pengojë punën e komunës, e cila punon për të përmirësuar kushtet e qytetarëve”.