Nga Qendra për menaxhim me kriza konfirmuan se kupola e sallës, e cila është vendosur para dhjetë ditësh, ka marrë flakë dhe për momentin janë duke intervenuar zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Pamjet tregojnë se një pjesë e
madhe e sallës Universale është në flakë.
Salla Universale ka filluar të rinovohet një muaj më parë, ndërsa Ministria e Kulturës është përgjegjëse për rikonstruksionin.
Ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.