Lajmin që FOL e publikoi dje ku pretendohej për zënka dhe mosmarrveshje në mes BDI-së dhe Ziadin Selës, me çka edhe Bujar Osmani kishte anuluar aktivitetet e tij të parapara për ditën e djeshme në Strugë , për gjoja probleme shëndetësore ishte plotësisht i vërtetë.
Pavarësisht se zëdhënës të “koalicionit të Shutkës” u munduan t’apërgënjeshtrojnë lajmin e publikuar, informacionet tona të sakta flasin se nga njëra anë mes Ziadin Selës dhe Musa Xhaferit ka një thyerje të madhe mes tyre dhe nga ana tjetër, vërehen probleme të theksuara më kreun e Komunës Ramiz Merko, që njëherit thuhet se i kontrollon strukturat BDI-së, në Strugë.
Këto struktura nuk e pranojnë faktin që Ziadin Sela të jetë bartës liste sepse atë e kishin “armik” në disa cikle zgjedhore të kaluara në Strugë. Ata nuk e duan as Musa Xhaferin sepse deri pak muaj më parë i njëjti formoj “Grupin e Zjarrit” dhe shkëputi nga BDI një grup të madh të njerëzve , e ku pastaj i tradhëtoj duke u ç’burrnuar me rikthim në BDI.
Musa u rikthye në BDI por njerzit që i largojë nga strukturat e BDI-së, ku janë vallë ata? Nuk u rikthyen në BDI dhe shumica e tyre sot janë në LD dhe VLEN.
Nuk ishte edhe e rastësishme paraqitja e Ziadin Selës mbrëmë në tubimin e Strugës, ku në përshëndetjet standarde që ju bëri krerëve të partive e strukturave udhëheqse, mungoj përshëndetja ndaj Kryetarit të Komunës,Ramiz Merko edhe pse i pranishëm në tubim, gjë që më se miri e vërteton pamja në vazhdim:
Me pak fjalë edhe pse zona e pesë zgjedhore ishte llogaritur si shpresa e vetme e BDI- se për fitore që sadopak mund t’ia shpëtonte nderin , por problemet e shumta, mos koordinimi , hatërmbetjet, thikat pas shpine, hakmarrjet, sharjet dhe shpifjet gjithandej , si duket ua kanë kanë prishur llogaritë dhe me gjithë këto zhvillime BDI humb zgjedhjet edhe në këtë zonë.