Gara në një kodër mund të jetë forma më e lezetshme e garave.

Shpesh mund të gjeni vetura rruge të transformuara në vetura garash. Shembulli më i përsosur për këtë është një BMW e vjetër videoja e së cilës është publikuar së fundmi.

Kjo BMW vintage e vitit 2002 e filloi jetën si një veturë rruge, por që atëherë i janë dhënë një sërë përmirësimesh në emër të shpejtësisë.

Bëhet e ditur se motori origjinal i saj me katër cilindra është zëvendësuar nga një motor garash BMW M12/7.

Sipas kanalit HillClimbFans në YouTube, ky motor prodhon 321 kuaj fuqi, rreth trefishi i asaj që prodhoi ky 2002 kur doli nga fabrika.

Gjithashtu, në performancën e veturës ndikon edhe transmisioni me gjashtë shpejtësi.