Të mërkurën, u raportua se Villarreali do të mbyllë shitjen e tretë të javës – të gjitha për klubet e Ligës Premier. Jorge Cuenca, i cili ishte në planet e Marcelino Garcia Toral për sezonin e ri, është afër bashkimit me Fulham, me një tarifë të rënë dakord mes dy klubeve.

Sipas gazetës Sport, Fulham do të paguajë rreth 6.5 milionë euro për të nënshkruar me Cuenca.

Megjithatë, vetëm 5.2 milionë euro do të merren nga Villarreali, me 1.3 milionë euro që do të shkojnë për Barcelonën.

Nga 2017 deri në 2020, Cuenca ishte në librat e gjigantëve katalunas. Ai bëri vetëm dy paraqitje për ekipin e parë përpara se të shitej te Villarreal për 2.5 milionë euro.

Por, si pjesë e kësaj marrëveshjeje të kalimit te ‘Nëndetësja e Verdhë’, katalunasit mbajtën një klauzolë shitjeje prej 20%, e cila tani do të bëhet aktive.

Çdo gjë e vogël ndihmon për Barcelonën në përpjekjen e saj për të mbledhur fonde, pasi synojnë të kthehen në rregullin 1:1 të La Ligës para fundit të afatit kalimtar të verës.

Kjo pagesë prej 1.3 milion euro do të kryej punë te Barcelona, ndonëse e vogël.