Pasi mbrëmë u luajtën ndeshjet e fundit të play off-it të Champions League, tani më dihet se cilat 36 klube do të luajnë në edicionin e këtij sezoni të kompeticionit elitar evropian për klube. Shorti për fazën kryesore të Champions League do të hidhet sot në oreën 18:00 në Monte Carlo.

Kampioni çek, Sparta Praga, rikthehet në Champions League pas 19 vitesh. Në play-off eliminuan suedezët e Malmo me rezultat të përgjithshëm 4:0 (2:0, 2:0), ndërsa më parë eliminuan FCSB rumune (gjithsej 4:3) dhe irlandezët e Shamrock Rovers (gjithsej. 6:2). Në 19 vitet e fundit, nëntë herë kanë ngecur në kualifikimet për në Champions League, por tani më në fund kanë arritur të kalojnë.

Ata njoftuan rikthimin e tyre në Champions League në një mënyrë origjinale

Herën e fundit që ata luajtën në Ligën e Kampionëve ishte në sezonin 2005/2006, kur fituan dy pikë në një grup me Thun zviceran, Ajax dhe Arsenal. Ata kanë ende një seri prej 14 ndeshjesh pa fitore në Ligën e Kampionëve, nga të cilat kanë shënuar 10 humbje dhe hera e fundit që kanë fituar ka qenë ndaj Lazios në shtëpi me reultat 1:0 në sezonin 2003/2004.

Sparta festoi dhe njoftoi rikthimin në Champions League në mënyrë origjinale pas një pritjeje të gjatë. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale një video, e cila në fakt është një klip nga një film artistik me personazhin e njohur komik Mr. Bean. Në video, ai përfaqëson Spartën, hip në aeroplan dhe automatikisht kalon në klasën ekonomike, e cila përfaqëson Europa League në video. Stjuardesa e paralajmëron se ka një biletë për klasin e parë (Champions League), për të cilën ai fillon të tallet me ata që nuk kanë hyrë dhe shkon të ulet në vendin e rezervuar.