Për të mos humbur ritmin garues dhe formën e skuadrave apo edhe për tu dhënë mundësi për lojë futbollistëve që 4 xhirot e para patën më pak minuta, kryesitë e Shkëndijës dhe Besës së Dobërdollit kanë caktuar përballje miqësore mes veti.

Dueli do të luhet të shtunën në Gostivar me fillim në orën 16:00. Interesant është fakti se dy ekipet e Pollogut me duel mes veti hapën sezonin e ri në elitë, me Shkëndijën që menaxhoi të fitonte 3:1.

Duke pa se ndeshja për pikë kaloi dhe dy ekipet i presin përballje me tjera skuadra, është vendosur për një test që pritet tu hyj në punë dy stafeve teknike.