Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”. Xhaka edicionin e kaluar e pati thuajse të përkryer me Leverkusenin, kur e fitoi Bundesligën gjermane pa asnjë disfatë. E fitoi edhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin, madje e vendosi atë finale me supergolin e realizuar. Xhaka ishte edhe në finale të Ligës së Evropës por u mposht thellë nga Atalanta, 3:0.