E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmePër herë të parë në 20 vite, Messi e Ronaldo nuk nominohen...

Për herë të parë në 20 vite, Messi e Ronaldo nuk nominohen për Topin e Artë

France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Në listën prej 30 futbollistëve, shihen emrat e Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicus Jr, Jude Bellingham e po ashtu edhe kosovarit, Granit Xhaka, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo çfarë ra në sy ishte së në këtë listë nuk janë emrat e dy prej ”mbretërve” të futbollit në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo është hera e parë pas plotë 20 viteve që asnjëri prej tyre nuk është në listën e të nominuarve për Topin e Artë.

Ceremonia e ndarjes së ”Topit të Artë” do të mbahet me 28 tetor, në Paris./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments