Autoritetet në Irlandë po paralajmërojnë për mashtrim me kode të rreme QR në parkingjet publike.
Ky mashtrim, i njohur si “quishing”, përfshin një person të mashtruar që skanon një kod të rremë QR duke besuar se ai është i ligjshëm. Kur skanohen, këto kode i drejtojnë përdoruesit në një faqe interneti të rreme që kërkon informacione për kartën e kreditit dhe informacione të tjera personale. Këshilli tha se këtë rast e kanë raportuar në polici.
Payzone, e cila operon matësit e parkimit në emër të këshillit, ka raportuar gjithashtu çështjen në Gardaí, tha zëdhënësi i tyre në një deklaratë. Ata punësuan gjithashtu një kompani IT që mbylli me sukses këto faqe interneti të rreme për të cilat ishin njoftuar.
Dublini ka informuar gjithashtu publikun për kodet e rreme QR dhe i këshilloi përdoruesit të mos skanojnë kodet QR në matësat e parkimit, por të paguajnë me para në dorë ose me kartë në vetë matësin ose të shkarkojnë aplikacionin origjinal të parkimit Payzone direkt në telefonin e tyre.