Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mbrëmë ka kryer hetim në Haraçinë, ku në një incident me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur rëndë i plagosur.

Po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje janë mbledhur gjurmë dhe prova materiale, janë siguruar dhe po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë, dhe mbi trupin e të ndjerit do të kryhet autopsi.

Të dhënat fillestare tregojnë se marrëdhëniet e pazgjidhura të borxheve janë motiv i mundshëm për autorët, nga të cilët njëri është arrestuar, ndërsa për tjetrin është shpallur kërkimi.