Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje njoftojnë se komunikacioni për në Ponikvë dhe për në fshatin Beli qarkullon pa probleme, përgjatë një korsie. Nga qytetarët është bërë e ditur se në deponi do të lejohen vetëm veturat nga NP “Vodovod Koçani”, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.