Gjatë seancës së sotme për vrasjene Vanja Gjeorgjievskës dëshmoi Zoran Gjorçevski, gjyshi i të vrarës dhe babai i të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski.

Por në Gjykatën Themelore Penale Shkup nuk u paraqitën dëshmitarët e tjerë Goce Trajkovski, i cili së bashku me Aleksandar Gjorçevskin mblodhën dhe shikonin pamjet e zhdukjes së VanjaGjorçevskës. Gjyqtari Ivica Stefanovski tha se nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska është informuar se nuk mund ta sigurojë dëshmitarin.Nëna e dëshmitarit, Kiraca Trajkovska, ka sqaruar se Goce Trajkovski ka pasur sulm paniku dhe tension të lartë.

Gjyqi i sotëm vazhdoi me dëshminë e babait të Aleksandrit, Zoran Gjorçevskit dhe nënës së tij Ivanka Trajkovska.

Babai I Aleksandrit tha se djali i tij kur ka qenë në moshën e rinisë ishte trajtuar nga varësia, pa specifikuar se çfarë, por se ishte shëruar.

Ai kishte problem me varësitë, ishte në mjekim dhe më pas u martua”, iu përgjigj ai pyetjeve të prokurorit.

Babai I Aleksandrit njoftoi se lajmin për për zhdukjen e Vanjës e mori nga gruaja e tij, me të cilën ishte divorcuar prej 40 vitesh, por kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm.

Gjatë periudhës kur Vanja u zhduk, djali i tij nuk punonte askund dhe jetonte me nënën e tij.

Se Aleksandri në rininë e tij ka pasur probleme me varësinë e konfirmoi edhe nëna e tij Ivanka Trajkovska e cila gjithashtu dëshmoi gjatë seancës së sotme.

E pyetur nga prokurori se për çfarë lloj varësish bëhet fjalë, ajo tha:

“Epo, nga droga. Por gjithçka përfundoi me sukses”.

Trajkovska ka treguar se ka qenë në banesë në mëngjes kur nëna e Vanjës e ka telefonuar Aleksandrin dhe i ka thënë se Vanja është zhdukur. Ajo tha se Aleksandri e vendosi telefonin në altoparlant në atë moment.

“U vesh shpejt dhe doli. Pastaj thirri dhe tha se ishin në stacionin policor dhe ka bërë denoncum”, tha ajo.

Me kalimin e kohës, Ivanka Gjorçevska tha se filluan të mendojnë se Vanja mund të ishte rrëmbyer për prostitucion ose trafik organesh.

Seanca e sotme vazhdoi me dëshminë e Oli Neshkoviqit, motrës së Aleksandar Gjorçevskit. Në seancën e parë të mbajtur për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtor. /tvklan.mk/