Pikërisht në tri takimet e fundit, është shënuar një rrënie e ekipit të Barcelonës, pasi që ajo ka marrë vetëm një pikë nga 9 të mundshmet, duke i dhënë mundësi rivalëve madrilenë, Realit e Atletikos të afrohen ndjeshëm. Ndërsa në Ligën e Kampionëve ajo vijon me ritmin e saj të fitoreve, në la Liga gjithçka është rrokullisur.

– Advertisements –

Gazeta “Mundo Deportivo” i ka bërë një analizë asaj çfarë po ndodh te katalanasit, në një përpjekje për të shpjeguar rrëshqitjen e saj. Në Evropë, rivalët nuk kanë arritur ende të gjejnë çelësin për të neutralizuar pozicionin jashtë loje që e bën mbrojtjen e Barçës të pa të metë. Megjithatë, që nga “Bernabeu”, Barcelona ka humbur fuqinë e kësaj arme, pasi rivalët e saj ia kanë gjetur pikën e dobët. Sosiedadi u zu tri herë jashtë loje, Selta dy herë dhe Las Palmasi pesë herë, por skuadra nga ishujt Kanarie arriti të thyejë vijën jashtë loje në finalen 1-2 nga Fabio Silva.

Të gjitha humbjet e Barçës në La Liga kanë përkuar me mungesën e Lamin Jamal, qoftë në një ndeshje të plotë (Sociedad dhe Selta) ose në njëmbëdhjetëshen titullarë (Osasuna dhe Las Palmas).

Për disa nga vendimet e tij është përgjegjës edhe Hansi Flik. Një ndër gabimet e tij janë edhe ndryshimet që trajneri gjerman ka bërë në ndeshjet e fundit. Me rezultatin kundër dhe që duhej të kthehej, Flikut iu desh pak kohë për të bërë zëvendësimet.

Përtej çështjeve sportive dhe taktike të Flik dhe interpretimit të lojtarëve të tij në fushë, arbitrimi e ka dëmtuar Barçën në këtë seri të keqe të ndeshjeve të fundit të ligës. Ndodhi në “Anoeta”, ku goli i Levandovskit (0-1) u anulua në mënyrë të pashpjegueshme, me një imazh VAR që nuk përputhej me realitetin. Arbitrimi nuk pati asnjë ndikim në barazimin në Vigo por dëmtoi edhe një herë skuadrën e Flik kundër Las Palmas me dy penallti të qarta që nuk u akorduan dhe me VARin që vendosi të mos ndërhynte.