Kupa e Botës për Klube ka pësuar ndryshim drastik, dhe formati i ri do të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2025, ku 32 skuadra do të garojnë për trofeun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot në Miami u tërhoq shorti, ku skuadrat më të mira të botës e mësuan fatin e tyre.
Tetë grupe me nga katër skuadra, do të luftojnë për kalimin në fazën e eliminimit direkt, ku vetëm 16 nga ato kalojnë në 1/8 e finales.
Katër nga tetë grupet kanë nga dy skuadra evropiane që do të përballen mes vete në fazën grupore.
Paris Saint-Germain gjendet në grupin B me Atletico Madrid, Bayern Munich do të përballet me Benficën në kuadër të grupit C. Përballja më interesante evropiane padyshim është mes Manchester Cityt e Juventusit në grupin G, ndërsa në grupin H do të përballen Real Madrid e Salzburg.
Grupet e Kupës së Botës për Klube 2025
Grupi A
Palmeiras; Porto; Al Ahly; Inter Miami.
Grupi B
Paris Saint-Germain; Atletico Madrid; Botafogo; Seattle Sounders.
Grupi C
Bayern Munich; Benfica; Boca Juniors; Auckland City.
Grupi D
Flamengo; Chelsea; Club Leon; Esperance Sportive de Tunise.
Grupi E
River Plate; Inter; Monterrey; Urawa Red Diamonds.
Grupi F
Fluminense; Borussia Dortmund; Ulsan; Mamelodi Sundowns.
Grupi G
Manchester City; Juventus; Wydad; Al Ain.
Grupi H
Real Madrid; Salzburg; Al Hilal; Pachuca.
Kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube 2025
Kupa e Botës për Klube 2025 do të zhvillohet gjatë muajit qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Turneu fillon më 15 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 13 korrik.
Ndeshja hapëse do të jetë mes Inter Miamit dhe Al Ahlyt në Stadiumin Hard Rock më 15 qershor.
Kujtojmë se kampioni në fuqi i Kupës së Botës për Klube është Manchester City dhe ndeshja e tyre e parë në fazën grupore do të jetë kundër Wydad.