Pas reagimeve të djeshme nga Republika Srpska për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bosnje dhe Hercegovinë, tashmë ka arritur edhe një koment nga Serbia.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti në Bosnjë e Hercegovinë “dëmton themelet e marrëdhënieve midis Serbisë dhe BeH dhe mund të prodhojë pasoja të pariparueshme për marrëdhëniet dypalëshe”.
Gjuriq u tha anëtarëve të Kryesisë së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, se “pas pranimit të Albin Kurtit si përfaqësues të shtetit të Kosovës, në të ardhmen nuk do të kërkojnë nga Serbia çdo pyetje në lidhje me mbështetjen e BiH dhe integritetin e saj territorial”.
Gjuriq pretendoi se ky vendim “është në kundërshtim me organizimin e brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, karakterin dhe natyrën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe se është thellësisht në kundërshtim me parimet e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.