Vranësira dhe ftohtë kudo me reshje bore, e në vende, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë e bollshme (lokalisht mbi 40 l/m2). Në disa vende do të formohet mbulesë bore, ndërsa në zonat malore do të rritet ndjeshëm (lokalisht mbi 50 cm). Një mbulesë dëbore më e theksuar (mbi 20 cm) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë nga veriu do të ketë ngrica dhe rrëshqitje bore.