Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se është takuar me kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, përcjell TV21. Mickoski e quan takim të rëndësishëm, ndërsa tregon për temat për të cilat kanë biseduar me Berishën.
“Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me z. Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si dhe lider i kamotshëm i Partisë Demokratike.
Takimi ishte një mundësi për shkëmbim mendimesh dhe qëndrimesh rreth proceseve aktuale politike dhe shoqërore në rajon, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes popujve fqinj.
Diskutuam gjithashtu për sfidat me të cilat përballen forcat demokratike në Ballkan, si dhe për nevojën për forcimin e vlerave evropiane dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Mickoski.