Bartësi i listës së koalicionit VLEN, për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, tha se marshi i fitores ka filluar nga lagjja simbol e qytetit – Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi
Sipas Qamilit, banorët e këtyre lagjeve janë njerëz të punës së ndershme dhe të virtyteve të larta qytetare. “Ata dinë ta bëjnë dallimin mes punëtorëve dhe plaçkitësve”, ka theksuar ai.
Qamili ka shtuar se më 19 Tetor, Tetova – me në krye esnafin e çarshisë – do të zgjedhë rrugën e zhvillimit të qytetit, duke votuar numrin 7 dhe kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës Bilall Kasami.
“Marshi i fitores së 19 Tetorit filloi nga lagjja simbol e qytetit – Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.Banorët e këtyre lagjeve janë njerëz të punës së ndershme dhe të virtyteve të larta njerëzore e qytetare. Prandaj, ata dinë ta bëjnë dallimin mes punëtorëve dhe plaçkitësve Tetova, me në krye esnafin e çarshisë, më 19 Tetor, duke votuar numrin 7, do ta zgjedhë rrugën e zhvillimit të qytetit”, ka shkruar Qamili