8 C
Tetovo
E premte, 17 Tetor, 2025
BallinaLajmeDauti jep lajmin e radhës: Tabanoca tashmë frymon shqip!

Dauti jep lajmin e radhës: Tabanoca tashmë frymon shqip!

spot_img

Pas Bellanocit, Qafë Thanës dhe Bllacës, edhe pika kufitare e Tabanocës vendos tabelën në gjuhën shqipe.

Zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar se në pikën kufitare të Tabanocës është vendosur tabela zyrtare edhe në gjuhën shqipe, duke korrigjuar një padrejtësi shumëvjeçare ndaj gjuhës amtare të qytetarëve shqiptarë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Dauti thekson se ky është vazhdimësi e punës konkrete për respektimin e barazisë gjuhësore në vend.

 “Pas tabelave në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Tabanocit e ka marrë pamjen e duhur me tabelën në gjuhën shqipe në vendin që i takon.
Për shumë vite, edhe në këtë hyrje e dalje të rëndësishme të vendit tonë, shqipja mungonte padrejtësisht. Në një tokë ku çdo ditë kalojnë mijëra qytetarë shqiptarë, mungesa e gjuhës sonë në tabelën zyrtare ishte më shumë se një harresë, ishte shenjë e pakujdesisë dhe mungesës së vullnetit për të bërë punët e duhura.
Ne nuk bëjmë mrekulli, por bëjmë punën tonë,atë që na takon dhe që na është besuar nga qytetarët. Besimi i tyre është amaneti ynë, ndërsa puna jonë është shpërblimi ndaj këtij besimi. Vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Dauti.

Zëvendësdrejtori i Doganës shton se ky hap është simbol i respektit dhe dinjitetit gjuhësor, ndërsa thekson se koha e heshtjes ndaj padrejtësive ka marrë fund.

“Ata që për vite të tëra e panë këtë padrejtësi dhe zgjodhën të heshtin, e humbën mundësinë për të bërë atë që ishte detyrim ligjor dhe moral. Ne, në vend të fjalëve, po bëjmë vepra konkrete.
Sot, në Tabanocë, shqipja qëndron aty ku i takon,në tabelë, në institucion dhe në zemrën e çdo shqiptari. Nuk është thjesht një tabelë, por një hap drejt respektit të ndërsjellë dhe epokës së dinjitetit gjuhësor,” ka përfunduar Dauti.

Tabanoca tashmë është pika e katërt kufitare që “frymon shqip”, duke u bërë shembull i qasjes serioze ndaj barazisë gjuhësore në institucionet shtetërore të vendit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments