8 C
Tetovo
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNjë ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, sot fillon numërimi i votave të...
- Advertisment -spot_img

Një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Ndërkaq janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 49,30 për qind pasi ka marrë, deri tash, 429 mijë e 979 vota.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments