8 C
Tetovo
E premte, 1 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniParku Nacional “Mali Sharr” apel qytetarëve: Festoni 1 Majin pa rrezikuar natyrën

Parku Nacional “Mali Sharr” apel qytetarëve: Festoni 1 Majin pa rrezikuar natyrën

Ndërmarrja publike Parku Nacional “Mali Sharr” ka dalë me një apel drejtuar qytetarëve dhe vizitorëve me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, duke i ftuar të shijojnë bukuritë natyrore, por njëkohësisht të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë qëndrimit në park, përcjell tetova1

Nga ky institucion theksojnë rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe sigurisë në natyrë, duke paralajmëruar se edhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha për mjedisin.

Njoftimi i plotë:

“APEL NGA PK MALI SHARR

Të dashur vizitorë,
Ju urojmë 1 Majin- Ditën ndërkombëtare të punës.
Me rastin e kësaj feste, ju ftojmë të shijoni bukuritë e parkut, por njëkohësisht ju bëjmë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi maksimale gjatë qëndrimit në natyrë.

Ju lutemi:
• Mos hidhni mbeturina – ruani pastërtinë e natyrës
• Mos ndizni zjarre në vende të palejuara
• Mos lini zjarrin pa mbikëqyrje në asnjë moment
• Pas përdorimit, sigurohuni që zjarri është fikur plotësisht
• Respektoni florën dhe faunën e parkut

Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha për natyrën që të gjithë e duam.
Le ta mbrojmë së bashku parkun tonë!”, përfundojnë nga Parku Nacional “Mali Sharr”./tetova1.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments